Kuvendi i ri i Kosovës pritet të mbajë seancës e parë të legjislaturë së VIII të hënën me fillim nga ora 10. Pas betimit të deputetëve të ri pritet që të votohet edhe Qeveria e udhëhequr nga Albin kurti i cili ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
Emrat e kabinetit të ri pritet të jene kryesisht ministrat e Vetëvendosjes që kane qenë në Qeverinë Kurti 1, me disa freskime të tjera.
Deri më tani www.gazetastop.com, ka arritur të konfirmoi këta emra e nga Lista Vjosa të sigurtë për tu bërë ministre e ka Donika Gërvalla që pritet të drejtojë me punët e jashtme. Ish-ministri i Financave, besnik Bislimi pritet të jetë zëvendës i albin Kurtit, kurse vendin e tij do ta zë deputeti i VV-së nga Ferizaj Hekuran Murati, shkruan Gazeta Stop.
Kryeministër Albin Kurti
Zëvendëskryeministër – Besnik Bislimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave – Hekuran Murati
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Punës.. – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeqla
Ministria e Infrastrukturës – Liburn Aliu
Ministria e Bujqësisë – Sali Zyba?
Ministria e Arsimit – Arberie Nagavci
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Hajrullah Çeku
Ministria e Mbrojtjes – Enver Dugolli?