Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Viktimat janë shtetas kosovarë, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe i biri i Sadikut, i cili ka thënë se informacione mbi varrimin e viktimave do të ndahen më vonë.
Në anën tjetër, të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.