FIFA i ka nominuar 23 futbollistët që do të garojnë për të qenë në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të vitit 2021.
Ata që duan të jenë pjesë 11-shes duhet të kenë paraqitje të mira nga data 8 tetor 2020 e deri më 7 gusht 2021.
Po ashtu si kriter i përcaktuar nga FIFA janë edhe paraqitjet që të paktën të jenë 35 ndeshje zyrtare në atë periudhë kohore.
Në mesin e 23 futbollistëve janë edhe Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland, Robert Lewandowski e shumë të tjerë.
Lista e 23 futbollistëve të nominuar nga FIFA:
Alisson, Donnarumma, Mendy, Alaba, Alba, Alexander-Arnold, Bonucci, D. Alves, Dias, Busquets, B. Fernandes, De Bruyne, F. de Jong, Jorginho, Kante, Benzema, Haaland, Lewandowski, Lukaku, Mbappe, Messi, Neymar, Ronaldo.