Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare për 20 nga 21 komunat që garuan në rundin e dytë në zgjedhjet lokale.
Në komunën e Gjakovës fitues është Ardian Gjini nga AAK me 55,97%, ndërsa Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka marrë 44,03% të votave.
Në komunën e Drenasit fitues është Ramiz Lladrovci nga PDK me 54,16 %, ndërsa Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin ka marrë 45,44.
Në komunën e Gjilanit fitues është Alban Hyseni nga Vetëvendosje me 51,10 %, ndërsa Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 48,90%.
Në komunën e Istogut fitues është Ilir Ferati nga LDK me 56,16%, ndërsa Bekë Berisha nga AAK ka marrë 43,34%.
Në komunën e Kaçanikut fitues është Besim Ilazi nga PDK me 53,91% , ndërsa Jeton Raka nga Vetëvendosje me 46,09%.
Në komunën e Klinës fitues është Zenun Elezaj nga AAK me 55,16%, ndërsa Esat Raci nga PDK ka marrë 44,84%.
Në komunën e Fushë Kosovës fitues është Burim Berisha me 65,45%, ndërsa Enver Bajçinca ng aVetëvendosje ka marrë 34,55%.
Në komunën e Kamenicës fitues është Kadri Rahimaj nga Vetëvendosje me 53,34 %, ndërsa Qëndron Kastrati ka marrë 46,66%.
Në komunën e Obiliqit fitues është Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 61,30%, ndërsa Halil Thaçi nga Vetëvendosje 38, 70%.
Në komunën e Rahovecit fitues është Smajl Latifi nga AAK me 65,19 %, ndërsa Visar Korenica nga Vetëvendosje 34,81%.