Pavarësisht gjendjes me situatën me koronavirus në vend dhe problemet me partnerin e koalicionit në Qeveri, LDK-në, Albin Kurti ka emëruar vetëm të mërkurën 10 zëvendësministra të ri, shkruan gazetastop.com.
Vendimet janë të publikuara në ueb faqen e Zërës së Kryeministrit https://kryeministri-ks.net/dokumente/.
1. Enver Dugolli, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
2. Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
3. Inci Halac – Bylikbash , zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
4. Erxhan Galush, zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
5. Enis Kervan, zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
6. Hamza Balje, zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
7. Arton Retkoceri, zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
8. Izet Sadiku, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë.
9. Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe
10. Nita Shala, zëvendësministre e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndryshe, Qeveria Kurti, ka 15 ministri dhe do të këtë rreth 35 zëvendësministra.