10 kandidatë po synojnë që ta marrin pozitën kryesore të Agjencisë Tatimore të Kosovës, atë të drejtorit.
Mesin e 10 kandidatëve që po synojnë të marrin këtë pozitë, është edhe shefi aktual i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Murtezaj, konkurrentë i ka edhe 9 persona të tjerë, tetë nga ta janë kandidatë që punojnë ose kanë punuar në të kaluarën në ATK, derisa dy të tjerë janë kandidatë që vijnë nga jashtë, e që nuk kanë pasur ndonjë pozitë më parë në këtë Agjenci.
Agjencia që mbledhë të ardhurat për shtetin, pritet që së shpejti të bëhet me drejtorin e saj, mandati i të cilit është katër vjeçar.
FrontOnline ka mësuar se për pozitën e drejtorit të ATK-së, kanë aplikuar:
1. Hamdi Hoxha,
2. Besim Ahmetaj,
3. Bashkim Shala,
4. Iden Lipovica,
5. Ruzhdi Zeqiri,
6. Merita Shoshi,
7. Malush Krasniqi,
8. Sakip Imeri,
9. Njazi Asllani dhe
10 Ilir Murtezaj.
Afati për të aplikuar për të parin e ATK-së ka qenë i hapur deri më 7 qershor