Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në Prishtinë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 35.243 ose 42,26 për qind, pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 24.474 vota ose 29.34 për qind.
Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me 21,61%, kurse i katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.