Një ngjarje e rëndë po dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren, më saktësisht në lokalin “Kobra City”. Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxha është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Sipas mediave shqiptare konflikti nisi për motive të dobëta në një lokal, ku tre të rinjtë nga Kukësi janë konfliktuar me një shqiptar të Kosovës me grushte dhe sende te forta. Pasi janë konfliktuar, ata janë nisur drejt Kukësit me një mjet që drejtohej nga Arben Basha.
Policia dyshon se drejt tyre ka qëlluar pronari i lokalit të natës teksa ata po largoheshin me automjet në drejtim të Kukësit.