Periudhën e izolimit për shkak të pandemisë COVID-19, Ermal Fejzullahu ka vendosur që bashkë me familje ta kalojë në Brezovicë, shkruan lajmi.net.
Këngëtari po qëndron për javë të tëra atje bashkë me gruan dhe fëmijët, ndërsa nuk kanë munguar edhe imazhet e shumta që i sjell për fansat e tij.
Së fundi, ai postoi disa fotografi, në të cilat zbulon disa kënde të shtëpisë, përfshirë dhomën e ndejës dhe pjesën ku është e vendosur piano.
Ermali për dallim prej artistëve të tjerë, këtë kohë nuk e ka parë të përshtatshme për të sjellë ndonjë këngë të re. /Lajmi.net/