“Merrshin turr, edhe e shtyjtën fizikisht”: Këshilltarja e Osmanit me detaje të reja për incidentin në Aeroport e Shkupit

Një incident i ka ndodhur dje presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Aerportin e Shkupit. Derisa Osmani po e kalonte kontrollin, sigurimi ia kishte dorëzimin e telefonit për çka shefja e shtetit të Kosovës nuk kishte pranuar.

E lidhur me këtë incident janë zbuluar detaje të reja janë zbuluar nga këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj-Bujupi e cila ishte bashkë me Vjosa Osmanin.

Kadaj Bujupi në Klan Kosova e ka përshkruar krejt situatën si ka ndodhur. Kadaj-Bujupi ka treguar se presidentja nuk ka pasur valixhe fare, por vetëm çantën me gjësende personale. Pavarësisht se ajo tha që me praktika ndërkombëtare nuk lejohet kontrollimi i çantës, presidentja e futi çantën në skener.

“Po pretendojnë se presidentja Osmani, ka refuzuar të fus valixhen në skaner. Presidentja nuk ka pasur fare valixhe isha aty, ishim bashkë, nuk ka pasur valixhe fare. As valixhe të vogël, as çantë. E një madhësite të tillë, çantë të dorës me gjërat personale. Këtë çantë e kishte me vete, në momentin që u futëm në aeroport, në kundërshtim me Konventën e Vjenës, presidentes iu kërkua ta skanojë edhe çantën e dorës. Policia e Kosovës që ishte në nivel të detyrës ua spjegojë, që presidentes sipas praktikave ndërkombëtare, duke nisur nga Amerika e vendet jo-njohëse, e të gjitha vendet e BE-së, nuk i kërkohet të skanohet çanta e dorës. Është çantë diplomatike as nuk skenohet as nuk preket me dorë, kur ajo e posedon. Kështu thonë konventat ndërkombëtare”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

“E kërkuan edhe atë çantë, përkundër konventës, presidentja e lëshoi çantën në skaner dhe u skenua. Këto janë propaganda ruso-serbe”,theksoi më tutje ajo.

Këshilltarja e presidentes më tutje deklaroi se pasi ia skanuan çantën, kërkuan që presidentja ta dorëzojë edhe telefonin, e që sipas saj, ky ishte kulmi i tensioneve.

“Në momentin kur është skanu çanta, nuk ka pasur asnjë lloj dyshimi. Me vullnetin më të mire presidentja as dy fjalë nuk i ka bërë, e ka skanuar çantën”, tha ajo.

“Presidentja e mban telefonin në dorë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, është mjet pune, që diskutohen edhe temat e sigurisë, dhe në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, pavarësisht tendencave, presidentja nuk e dorëzon telefonin. Refuzoi me dorëzu telefonin në skaner, dëshironin me konfisku telefonin. Fizikisht, me trup, merrshin turr, e kanë shtyrë fizikisht, tentuan me ia marrë telefonin, me ia konfisku. Është skandaloze, është shokuese. Kurrë në 20 vjet të karrierës time në udhëtime që kemi pasur, nuk ka ndodh një përpjekje e tillë që fizikisht me ta konfisku. Ajo nuk e dorëzoi, në atë moment reaguan policët e Kosovës. Ishte në nivelin më të lartë të detyrës, reaguan me trupat e tyre e mbrojtën presidenten dhe Republikën. Ajo e përfaëqsonte shtetin, ky është sulm ndaj shtetit. Policia e Kosovës e kreu punën e vet në mënyrë profesionale”, deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo bëri të ditur se Policia e Kosovës e tërheqi presidenten, dhe e kaloi në sallonin VIP.

“Policia jonë e kreu punën e vet, e dërgoi presidenten brenda pak sekondave në sallonin VIP. Absolut. Jo, jo. Veç fizikisht e kanë larguar sigurimin, e kanë tërheq presidenten, e kanë larguar me duar sigurimin, dhe e kanë dërguar në VIP. Presidentja udhëtoi sipas asaj që është paraparë”, tha Kadaj-Bujupi në Klan Kosova.

“Erdhën njësitet e tjera, ua shpjeguan zyrtarëve të aeroportit se kanë bërë shkelje, ekipi jonë nuk u përfshi më pastaj. Njësitet e Maqedonisë ua bënë të ditur se kanë gabuar. Përgjegjësia e krejt këtij zhvillimi bie mbi qeverinë e Maqedonisë, ata janë përgjegjës të zbatoh Konventa e Vjenës në momentin kur presidentët vizitojnë këtë vend. Ne kemi kërkuar nga MPJD do të thotë që të procedojë të gjitha shkresat zyrtare të thërret në përgjegjësi autoritetet e Maqedonisë së Veriut përmes kanaleve zyrtare”, deklaroi më tutje ajo.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, por edhe ndërmjet partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.