Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se lista është e saktë teksa nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve.
“Kandidatët janë nga 15 subjekte politike”, tha ajo.
Mbledhja është e KQZ-së është duke vazhduar.