Me moton “Punëtore e punëtorë kundër shtypjes”, kanë marshuar dhjetëra qytetarë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj trajtimit të punëtorëve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Këtu u tha se në Kosovë shkelen të drejtat e punëtorëve më së shumti në rajon. Ata kërkuan që të bëhet marrveshja kolektive.
“Dihet që Kosova është ndër shtete më të shkelura ndërsa pjesëmarrja në protesta e vogël. Punëtorët janë të shtypur tej mase prandaj nuk protestojnë. Mos të largohen nga puna padrejtësish”, u tha tutje.
“Të bëjnë marrëveshjen kolektive tani jo para zgjedhjeve”.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës dhe Myriad. Ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa sindikata.