Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u kërkua që shkojnë në rinumërim 494 vendvotime.
Në mbledhjen e KQZ-ja, Burim Ahmetaj ka rekomanduar që këto vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Ai bëri të ditur se janë ndarë në katër kategori vendvotimet të cilat do të rinumërohen.
Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjektet politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin.
Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
Kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.