Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet ndaj të dyshuarit A.G, pasi i njëjti ka kërcënuar përmes rrjetit social Facebook presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Prokuroria Themelore përmes një komunikate për medie.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria.