Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram.
Edita ka postuar disa foto, ku shfaqet me të birin e porsalindur nga spitali. Ajo i ka shoqëruar këto imazhe të ngrohta dhe me një dedikim, me anë të të cilit ka zbuluar edhe emrin e të birit, Rio.

“Jeta jonë u plotësu me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e Babi! 23.06.22”, ka shkruar Edita.
