Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Ku mete” titullohet kënga e saj e re, e cila është pritur mirë nga publiku dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve në YouTube që ka arritur brenda një periudhe të shkurt kohore.
Suksesi i kësaj kënge po pasqyrohet edhe në shtete tjera, kjo pasi e njëjta është renditur të enjten e shtata në listën e këngëve ‘trendy’ në YouTube në Gjermani.
Ka qenë vet këngëtarja, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një pamje të YouTube-it nga një përdorues gjerman, që tregon këtë fakt.
Foto: Enca/InstaStory
“Wow njerëz, imagjinoni sikur ne të mund të jemi #1 në Gjermani”, e cila duket të jetë më se e lumtur me suksesin e arritur me këtë këngës.
Me siguri, kjo renditje vjen nga audienca shqiptare në Gjermani, referuar faktit që një nuër i madh shqiptarësh janë emigrantë në këtë shtet. /Telegrafi/