KOSTT dhe KEK njofton opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti.
Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT.
Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kanë dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet në operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.