Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”, ka filluar revizionin e rregullt vjetor deri më 15 nëntor.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj periudhe do të operohet me njësitë A3, A4 dhe B1.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15.11.2022”, njofton KEK.