Në mesin e shumë të famshmëve, edhe Kejvina Kthella ka udhëtuar në Dubai.
Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram.
Ndërkohë, në një postim të fundit , bukuroshja bionde ka ironizuar paksa me vendin ku ka shkuar.

Kejvina si duket ka zgjedhur që të ushqehet në një ‘fast food’, ndërsa ka bërë shaka duke shtuar se sheiku e ka dërguar aty.
“Kur sheiku të dërgon në ‘fast food’, sheik i lodhur”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Sidoqoftë kësaj, modelja po shijon në maksimum kohën, duke sjellë edhe imazhe atraktive.