KEDS, ka bërë thirrje që amvisëria, si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë në uljen e konsumit.
Sipas KEDS, kursimi i energjisë elektrike nga secili konsumator do të thotë kursim për konsumatorët e grupeve të ndjeshme.
Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:
“Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.
Ditëve në vijim do ju përcjellim udhëzime për kursim edhe për kategori kategori të tjera”, thuhet në thirrjen e KEDS për kursim të energjisë.