KE-ja propozon ndarjen e 3 miliardë eurove për ta luftuar koronavirusin, Kosova përfiton 100 milionë

Komisioni Evropian (KE), ka propozuar ndarjen e 3 miliardë eurove për të luftuar koronavirusin për dhjetë vendet fqinje, e nga ky fond, Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Këto mjete do të përdoren më së shumti në fushat ku shtetet kanë më së shumti nevojë në luftën me Covid-19, sidomos në sistemin shëndetësor.

Propozimi i ndihmës makro-financiare të Komisionit

Shqipëria (180 milionë €)

Bosnje dhe Hercegovina (250 milionë €)

Kosova (100 milionë €)

Mali i Zi (60 milionë €)

Gjeorgjia (150 milionë €)

Moldavia (100 milionë €)

Maqedonia e Veriut (160 milionë €)

Tunisia (600 milionë €)

Ukraina (1.2 miliardë €)

Jordania (200 milionë €)

Fondet do të jenë në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive.