Katër viktima dhe 39 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 39 persona, ndërsa numri i të shëruarve shkon në shifrën 48.

Nga rastet pozitive të paraqitura, vijnë nga Gostivari 11, Prilep 8, Shkup 7 etj, njofton Klan Kosova.

Kurse, gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndërruar jetë katër persona nga virusi në fjalë.

Deri më tani, janë kryer gjithësej 147,819 teste të COVID-19 në Maqedoni të Veriut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 14,330, numri i pacientëve të rikuperuar është 11062, numri i atyre që humbën jetën është 600, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2668.