Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) thuhet se rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Ferizaj dy raste (70, 69 vjeç), Drenas një rast (52 vjeç) dhe Istog një rast (61 vjeç), transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-9 në vend ka shkuar në 1.309 raste. Ndërsa numri i të prekurve në total është 50.620 raste dhe numri i të shëruarëve është 39.562 persona.