Katër persona kanë vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Koshare.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë katër persona teksa një grua është në gjendje të rëndë, njofton Klankosova.tv.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.
“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri.