Katër persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Rastet e vdekjes vijnë tre nga Prishtina, të moshës 83, 76 dhe 70 vjeçar, si dhe nga Skënderaj një 58 vjeçar.
Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.