Katër të vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 15827, i pacientëve të shëruar 13315 dhe i personave që kanë vdekur 652. Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1860.