Katër të vdekur dhe 236 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur të premten në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 236 raste të reja, nga testimi i 2,648 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 5,961.