Katër të vdekur dhe 159 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë infektuar 159 persona të tjerë me Covid-19, nga 844 testime të kryera.

Ndërkaq katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.