Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në Sllatinë.
Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Zyra për Media në Policinë e Kosovës.
Të përfshira në aksident janë dy automjete me tabela vendore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin