Katër të lënduar në aksidentin te “Kroi i Mbretit”

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë, te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.

Siç ka njoftuar Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Policia.