Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.