Shumë të rritur vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, që shkakton që gjaku të rrjedhë më me forcë nëpër trup.
Por, shumë nuk janë në dijeni për gjendjen pasi rrallë shkakton simptome që i vëren, shkruan “The Sun”.
Nëse mbetet pa u trajtuar, hipertensioni, i vë presion shtesë enëve të gjakut, zemrës dhe organeve tjera, si trurit, veshkave dhe syve.
Kjo mund të shkaktojë një sërë gjendjesh shëndetësore serioze dhe potencialisht vdekjeprurëse.
Sëmundjet e zemrës, si infarkti apo dështimi i zemrës, janë disa prej tyre.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Britanisë së Madhe, nëse ulet shtypja e gjakut qoftë edhe për sasi të vogël, ndihmon në evitimin e dëmeve të mëdha shëndetësore.
Një mënyrë e efektshme për të bërë këtë është nëpërmjet dietave.
Sipas Shkollës së Havardit për Shëndetin Publik, dy minerale luajnë rol kyç në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe në shëndetin e zemrës.
Këto janë natriumi – që është kripë – dhe kaliumi.
Është shumë me rëndësi që të hani sa më pak ushqime me krip për ta mbajtur presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm.
Por, nëse hani më tepër ushqime të pasura me kalim, atëherë mund të ulet ndjeshëm rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, siç thuhet në hulumtimin e Shkollës së Harvardit për Shëndet Publik.
Cilat ushqime përmbajnë kalium?
Kaliumi mund të gjendet veçanërisht në fruta, perime, bishtajore dhe bulmet me pak yndyrë.
Bananet shpesh janë vlerësuar për përmbajtjen e tyre të lartë me kalium.
Sipas “Medicinal News Today”, katër pije frutash kanë veçanërisht sasi të madhe të kaliumit.
Këto janë lëngjet e freskëta nga fruti i pasionit, shegët, portokajt dhe mandarinat.
Një gotë standarde e secilës pije përmban:
Lëngu nga fruti i pasionit – 687 mg kalium
Lëngu i shegës – 533 mg kalium
Lëngu i portokallit – 498 mg kalium
Lëngiu i mandarinës – 440 mg kalium
Për krahasim, një banane ka rreth 358 miligram të kaliumit.
Sipas Shkollës së Havardit të Shëndetit Publik, ushqime tjera të pasura me kalium janë:
Frutat e thata (rrush i thatë, kajsi e thatë)
Fasule, thjerrëza
Patatet
Kungulli dimëror
Spinaqi, brokoli
Avokadi
Uji i kokosit
Domatet
Bulmeti
Bajamet
Pula
Salmoni
Sipas, Shkollës së Havardit plani më i mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës është dieta mesdhetare, me plotë fruta, perime, drithëra, ara e peshk.
Po ashtu gjumi luan rol të madh në shëndetin e zemrës. Gjumi i rregullt zvogëlon rreziqet nga sëmundjet kardiovaskulare.
Edhe ushtrimet e rregullta ndihmojnë në uljen e hipertensionit. Një studim ka zbuluar se njerëzit e moshës mesatare që kanë shtuar 11 deri në 22 kilogramë pas moshës 20-vjeçare kishin deri tri herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut e po ashti diabet të tipit 2.