Katër raste të reja me COVID-19 janë shënuar të martën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 347.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 30 persona në tërë vendin.
Numri i të vaksinuarve me dozën e dytë është 822.338 ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 102.011.