Katër pijet që ndihmojnë në ngritjen e imunitetit

Ndërsa sezoni i gripave po vazhdon, doktorët kanë rekomanduar disa pije që përgatiten në shtëpi për të forcuar imunitetin.

Një ndër to është uji i arrës së kokosit, i cili është hidratues i fuqishëm dhe ndihmon organizmin për tretje më të mirë të ushqimit. Këshillohet të përdoret para ushtrimeve të mëngjesit sepse ndihmon në ngritjen e energjisë.

Pijet me vitaminë C janë po ashtu të mira kundër viruseve e inflamacioneve. Një pije e përgatitur në shtëpi me limon, portokall e fruta të tjera që përmbajnë vitaminë C është e mirë, për shkak se përmban edhe minerale e antioksidant të tjerë të nevojshëm kundër infeksioneve.

Një tjetër pije e fuqishme është edhe çaji me kanellë e mjaltë. Përveç që ndihmon në ngritjen e imuniteti, kjo pije ndihmon kundër kolesterolit të tepërt si dhe peshës së tepërt.

Edhe çaji me gjingjer është po ashtu i mirë për imunitet dhe njësoj si çaji me kanellë e mjaltë, rregullon nivelet e yndyrës në gjak, si dhe ndihmon në rregullim të tensionit të lartë të gjakut.