Një iniciativë e jashtëzakonshme solidariteti ka ndodhur nga katër skuadrat gjermane që morën pjesë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen kanë krijuar një fond solidariteti për t’i ndihmuar skuadrat tjera të Bundesligës dhe Bundesliga II.
Këto katër skuadra kanë krijuar një fond solidariteti prej 20 milionë eurove që do të shpërndahet skuadrave më të vogla.
Ka qenë Borussia Dortmund që ka njoftuar se ata së bashku me Bayernin, Leipzigun e Leverkusenin kanë hequr dorë nga paratë e të drejtave nacionale televizive prej 12,5 milionë euro si dhe kanë shtuar edhe 7,5 milionë të tjera për ta quar në 20 milionë shumën e këtij fondi.
“Ne kemi thënë gjithmonë se do të tregojmë solidaritet për klubet për shkak të kësaj gjendje të jashtëzakonshme”.
“Ky fond është krijuar për t’i ndihmuar ekipet profesioniste që ta zbusin krizën në këtë situatë pandemie”, ka deklaruar drejtori sportiv i BVB, Hans-Joachim Watzke.
Federata gjermane ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për katër skuadrat dhe për ndihmën që ato ia dhanë ekipeve tjera të Bundesliga dhe Bundesliga 2.
E kjo iniciativë e këtyre katër skuadrave ka bërë bujë të madhe dhe është përshëndetur në rrjetet sociale nga tifozët e të gjitha skuadrave gjermane dhe evropiane.