Kastrati: KFOR-i ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe kanë qenë aksion i përbashkët

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tha se KFOR-i ua ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre.

Ai tha se si komunë, e as nga policia, nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët.

Ngjarja e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëria serbe janë parë duke hyrë në thellësi të fshatit, ka zgjuar jo pak reagime.

Ai u shpreh po ashtu se kësaj radhe xhandarmëria është futur në zonën e fshatit që frekuentohen nga të gjitha moshat.