Kandidati i PDK-së për deputet ftohet nga Gjykata Speciale

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas degës së OVL-UÇK-së në Has, Çoçaj pritet të paraqitet për intervistim ditët në vijim.

“Mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve  në  vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e  UÇK-së, Dega në HAS, 

mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste. 

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! 

Drejtësi për  Luftëtarët e UÇK-së! 

OVL e UÇK- Dega në HAS

19.01.2021

Kryetar:

Xhevdet Thaqi