Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, ndërsa perëndimi i shtetit dhe pjesa veri-perëndimore e SHBA-së është goditur nga një valë e nxehtësisë ditëve të fundit.
Lytton në British Columbia arriti temperaturën prej 46.6 gradë celsius të dielën, duke thyer një rekord 84-vjeçar, thanë zyrtarët, shkruan BBC.
SHBA dhe Kanada kanë paralajmëruar qytetarët për nivele “të rrezikshme” të nxehtësisë që mund të vazhdojnë këtë javë.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje me ngrohjen globale është e komplikuar sipas ekspertëve.