Samsungu aktualisht udhëheq luftën e megapikselëve ndërsa vetëm pak ditë më parë prezantoi një sensor 200-megapiksel. Megjithatë gjiganti teknologjik korean nuk do të ndalet këtu. Vitin e kaluar zbuloi planet për të sjellë kamerat 600-megapiksel në treg dhe ky realitet është vetëm pak vite larg.
Gjatë një prezantimi në një samit në Evropë, një ekzekutiv i kompanisë ka thënë se Samsungu do të sjellë sensorët 576-megapiksel në treg më 2025. Detajet rreth tij janë të pakta por Samsungu më tepër mësohet të ketë thënë se syri i njeriut është i aftë të riprodhojë 500-megapiksel.
Nëse po mendoni se ky sensor do të vijë te celularët, gaboheni. Samsung ka treguar më herët se sensorët e një madhësie të tillë do të përdoren te veturat me sistem vetëdrejtimi, realitetin virtual dhe dronët.
Gjithsesi nuk do të thotë se nuk kemi për të parë sensorë të mëdhenj tek kamerat. Sensori 200-megapiksel i Samsung pak vite më parë ishte thjeshtë një koncept.