Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka uruar mirëseardhje në këtë parti deputetes Doarsa Kica-Xhelili
Ajo kaloi nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Mirësevjen në LDK dhe grupin tonë parlamentar, Doarsë! Na priftë e mbara në rrugëtimin e të ardhmes së sigurt të Republikës!”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, deputeten, që deri tash ishte në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, e ka prezantuar sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.