Kadri Veseli kthehet në Hagë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është kthyer në Hagë sot.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Veseli të mërkurën ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për tri ditë, Veseli ka qëndruar në Kosovë, për siç ka bërë të ditur Gjykata Speciale, arsye familjare, pasi babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.