Kader Kicaj është eliminuar në spektaklin e së hënës nga Big Brother VIP Kosova 2.
Bukuroshja nga Prizreni ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ajo ka qenë më e qetë brenda, ndonëse ka dhuruar momente të bukura në shtëpi.

Në ndërkohë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.
Finalja e madhe do të mbahet të premten e ardhshme (2 shkurt).

Pritet të shihet se kush do ta rrëmbejë çmimin dhe se si do të vazhdojë kjo garë deri në fund.
Fitues i edicionit të kaluar vlen të ceket se ka qenë Arkimed Lushaj – Stresi.