Ka vdekur edhe një grua nga Covid-19, vetëm dje 17 vdekje në Kosovë


Një paciente e infektuar me COVID-19 ka vdekur dje rreth orës 19:00 në Qendrën e Mjekësisë Sportive.

Lajmin e ka konfirmuar anesteziologu Muharrem Krasniqi.

“E ndjera ka qenë e lindur në vitin 1965 nga Prishtina dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ka pasur tensionin e lartë dhe sheqerin në gjak. Ka qenë stabile deri para katër orëve, ka qenë komunikative, por përnjëherë ka ra, është intubuar por pa sukses”, ka thënë Krasniqi