“Zonja e Vjetër” ka mposhtur si mysafire skuadrën e Sassuolos.
Ka përfunduar ndeshja mes Sassuolos e Juventusit, e vlefshme kjo për xhiron e 36 në Serie A, ku skuadra e Andrea Pirlos ka siguruar tre pikët në ndeshjen e sotme.
Rezultatin e zhbllokoi mesfushori Adrien Rabiot në minutën e 28’, kurse Cristiano Ronaldo shënoi për 2:0 në minutën e 45’.
Sassuolo arriti ta ngushtoj epërsinë në 2:1 përmes Raspadorit, i cili shënoi në minutën e 59’, kurse Paolo Dybala e vulosi fitoren e Juventusit, ku shënoi për 3:1 në minutën e 66’.
Me tre pikët e reja, Juventusi vazhdon të qëndroj jashtë Top 4, ku momentalisht zë vendin e pestë me gjithsej 72 pikë, një më pak se Napoli që gjendet në pozitën e katërt.
Në anën tjetër, me humbjen e sotme Sassuolo gjendet në vendin e tetë në tabelë, me gjithsej 56 pikë, një më pak se vendi i shtatë Roma, që dërgon në Ligën e Evropës.