Juventusi nuk pret që Ronaldo të rikthehet deri më 18 maj

Juventusi nuk do të nxitojë me rikthimin e lojtarëve që janë larguar nga Italia pas shpërthimit të koronavirusit edhe pse u konfirmuar se stërvitjet individuale do të fillojnë më 4 maj.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka thënë me 26 prill se më 4 maj do të jenë stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Ndeshjet do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura, derisa do të caktohen disa masa ndaj lojtarëve dhe do u bëhen analiza të gjakut pas çdo ndeshje.

Duke parë këtë situatë, Juventusi nuk do të nxitojë me rikthimin e lojtarëve që janë larguar nga Italian shkaku i pandemisë botërore.

Cristiano Ronaldo është aktualisht me familje  e tij në Madeira, derisa Wojciech Szyzesny është në Poloni dhe Adrien Rabio në Francë.

Miralem Pjanic është rikthyer në Torino, mirëpo Gonzalo Higuain e Douglas Costa vazhdojnë të jenë në vendlindjet e tyre. /Telegrafi/