E ardhmja e Alvaro Morata vazhdon të mbetet në dyshim.
Mediat italiane kanë njoftuar se Juventusi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e lojtarit.
Morata është i huazuar nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit spanjoll thuhet se kanë kërkuar një përgjigje për Moratan.
Atletico Madridi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 50 milionë euro.
28-vjeçari këtë sezon me “Zonjën e Vjetër” ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat.