Juventusi iu ka hakmarrë Barcelonës për shkrimin e saj në Twitter nga ndeshja e parë mes tyre në Torino, pasi Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola për t’i mposhtur katalonasit 3:0 në ndeshjen e kthimit të martën në Camp Nou.
Pasi Barça triumfoi 2:0 në Torino në tetor, llogaria e saj zyrtare në Twitter shkroi: “Na vjen mirë që ju ishit në gjendje ta shihnit më të mirin e të gjitha kohëve në fushën tuaj, Juventus!
We are glad you were able to see the 🐐 on your pitch, @juventusfcen! 😘 pic.twitter.com/yh74wh0lNJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 28, 2020
Allianz Stadium është natyrisht shtëpia e Ronaldos, por portugezi mungoi në atë ndeshje shkaku i COVID-19.
Juventusi i ishte përgjigjur në atë kohë: “Mbase e keni shikuar këtë fjali në fjalorin e gabuar. Por, ne do t’jua sjellim më të mirin e të gjitha kohëve në Camp Nou”.
Gjiganti italian iu hakmor me një shkrim në Twitter për debatin e më të mirit në botë, pasi Ronaldo shënoi dy gola në Camp Nou.
We kept our word: we brought it! 📖🐐🔥 https://t.co/EMOPTzYEFx pic.twitter.com/mqr5aKA5cC
— JuventusFC (@juventusfcen) December 8, 2020
“Ne e mbajtëm fjalën. Jua sollëm më të mirin e të gjitha kohëve!”, i reagoi Juventusi Barçës të martën mbrëma.