Juventusi e shkarkon Sarrin


Tashmë është zyrtare, Juventusi e ka shkarkuar trajnerin, Maurizio Sarri.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Ky vendim vjen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga një skuadër mesatare siç është Lyoni.

Njoftimi i klubit:

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij si trajner i ekipit të parë”, shkruhet në deklaratën e Juves në faqen zyrtare.

“Klubi e falënderon trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi”.