Juventusi është duke kërkuar një zëvendësues për Alex Sandro në krahun e majtë të mbrojtjes dhe kanë shënjestruar tashmë objektivin e tyre: mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Ferland Mendy.
Sipas ‘Fichajes’, Juventus mund të bëj një lëvizje për mbrojtësin e Real Madridit në Janar, pasi Carlo Ancelotti duket se i beson më shumë të riut Miguel Gutiérrez, me francezin që gjithashtu ka qenë cak i lëndimeve të shumta.
Massimiliano Allegri dëshiron ta rikthejë Juventusin në krye të majës së futbollit italian. Për ta bërë këtë, duhet të përforcojë zona të ndryshme të fushës.
Një nga pozitat ku Juventus synon të përforcohet është ajo e krahut të majtë të mbrojtes.
Rënia e formës së Alex Sandros është bërë një ‘kokëdhembje’ për trajnerin italian dhe ai dëshiron me çdo kusht reforma në këtë repart.
Për këtë arsye, ai është interesuar për shërbimet e Ferland Mendy, një lojtar me prezencë të madhe fizike që ka aftësi të shkëlqyeshme në sulm dhe mbrojtje.
Nëse një ofertë e mirë ofrohet në tavolinë gjatë janarit, francezi mund të veshë ngjyrat e ‘bianconeros’.