Juventus e blen McKennie nga Schalke 04

uventus ka konfirmuar blerjen përfundimtare të mesfushorit Weston McKennie nga Schalke 04.

Amerikani u huazua te “Bianconerët” me mundësi blerje në fund të sezonit për 18.5 milionë euro, mundësi të cilën Juventusi e ka aktivizuar, shkruan lajmi.net.

Gjiganti italian do paguajë nga 6.5 milionë euro në tri vite, derisa McKennie ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.